Krijohet KOSOVA STEEL GROUP
January 8th, 2008Kosova Steel Group – Pejë
Kosova Industries Group – Pejë është një grup industrial i cili ne kompleksin e vet ka keto njësi:
1. Kosova Steel Industries Sh.p.k – ndërmarrje industriale për përpunim të pjesëve metalike e cila kryesisht synon tregjet e Bashkësisë Europjane dhe tregjet rajonale. Kosova Steel është vazhdimsi e prodhimit të fabrikës për pjesë të automjeteve dhe disponon më një bazë të gjërë industriale naga aspekti teknologjik, të resurseve njerzore dhe kapacitetit organizativ.
2.
Depo doganore Shigjeta – ndërmarrje në themelim që do të merret me organizimin e logjistikes dhe të transportit ndërkombëtar dhe me depon doganore. Ndërmarrja
. Kjo njësi kryen sherbime për të gjitha njësitë e Kosova
Steel Grupit.
3. Parku Industrial – i cili do të shtrihet në hapësirat të mbuluara prej 30 000 metrash katrore me infrastrukturen komplete industriale. Ky Park Industrial synon krijimin e pilotuar të mbi 100 ndëramrrjeve shërbyese dhe industriale. Kosova Industries ofron mbështetje të gjithanshme për ndërmarrjet që aspirojnë që të jenë antare dhe klient të Parkut Industrial.
4. Instituti Teknologjik – Institut që merret me aftësim profesional dhe me shkollim të mesëm dhe të lartë të kuadrove për nevoja të Kosova Industries dhe për të tjerët. Ky Institut synon arritjen e standardeve më të larta shkollimi dhë aftësimi profesional dhe që të bëhet qender studiuse, hulumtuese dhe zhvillimore që tejkalon kufizimet lokale dhe rajonale.
5. Restoranti “Univers” – Qendër kateringu që ofron shërbime të organizimit të manifestimeve dhe banketeve të mëdha deri ne 1000 persona.
Pejë me 08.01.2008

